Trajneri i njohur, Ismet Munishi, ka reaguar pas barazimit të Kosovës sonte kundër Andorrës në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Europian ‘Euro 2024’, transmeton Gazeta Metro.
‘Dardanët’ dëshpëruan sonte përballë një kundërshtari që në letër dukej i kalueshëm, por jo edhe në fushë duke barazuar me rezultat 1-1 në ‘Fadil Vokrri’.
Përmes një postimi në Facebook, Munishi ka thënë se Andorra na mësoi si luftohet për fanellën e Kombëtares.
”Andora na jep gooll me skem të ushtruar ne ndërprerje dhe na mësoi si luftohet për fanellen e Kombëtares. Bravo Andora.” ka shkruar ai.
Ndryshe, golin e vetëm për Kosovën e realizoi Edon Zhegrova në minutën e 59’të, kurse dy minuta më vonë shifrat i barazoi sulmuesi Albert Rosas.
Pas barazimit kundër Izraelit dhe Andorrës, të përzgjedhurit e Alain Giresse pas dy ndeshjeve të para radhiten në pozitën e tretë në grupin I me dy pikë. /gazetametro.net
Barazimi me Andorrën, Giresse ankohet në referim: Disa vendime nuk më janë dukur në rregull