Loading…

Reagon KB Peja pas deklaratës së Ponte Prizrenit: Dardan Berisha lojtari më i mirë i të gjitha kohërave

  • 04/05/2021 | 21:01

Reagon KB Peja pas deklaratës së Ponte Prizrenit: Dardan Berisha lojtari më i mirë i të gjitha kohërave

KB Ponte Prizreni dhe KB Peja kanë luajtur vetëm pjesën e parë të serisë së 5-të gjysëmfinale në kuadër të ‘Play-offit’


Kjo ndeshje u ndërpre për shkak të përleshjes që ndodhi në përfundimin e pjesës së parë.

KB Ponte Prizreni e quajti Dardan Berishën si ‘ish-reprezentues polak’ dhe për këtë gjë ka reaguar shumë shpejt klubi i Pejës.

“Dardan Berisha është lojtari më i mirë shqiptar i të gjithë kohërave”, kanë thënë atë në reagimin e tyre në facebook.

Njoftimi i plotë:

DARDAN BERISHA ËSHTË LOJTARI MË I MIRË SHQIPËTAR I TË GJITHA KOHËRAVE 🦅💛 Reagim ndaj deklaratës skandaloze te ekipës se Prizrenit: Sonte është sulmuar basketbolli i Kosovës, kapiteni i Kosovës dhe kapiteni i KB Peja. Dardan Berisha është ish reprezentues i Polonisë në Kampionatin Evropian, ai i cili ngriti Shqiponjën lart dhe na bëri të gjithëve krenar, është ai i cili e la Poloninë dhe erdhi i pari për të reprezentuar Kosovën në arenën ndërkombëtare deri sa shumë basketbollist tjerë vendor ende kan rezerva ta marrin këtë vendim. Është ai i cili e ngriti basketbollin e Kosovës në nivel tjetër me paraqitjet e tij tek Peja e Prishtina, madje edhe në garat më të vlefshme të basketbollit Europian. Ne jemi krenar që kemi Dardanin në skuadër dhe do të jemi pas tij gjithëherë. Kërkojmë nga qytatarët e Prizrenit të distancohen nga fyrjet ndaj tij dhe bëjmë thirrje Federatës qe ta mbrojnë kapitenin e tyre me të gjitha masat e nevojshme.

Skuadra pejane e ka quajtur skandaloze reagimin e Ponte Prizrenit, derisa akoma nuk është marrë një vendim mbi të ardhmen e kësaj ndeshje.

Më të fundit
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë