Këshilli Prokurorial i Kosvës është shprehur i shqetësuar me vjedhjen në shtëpinë e Kryeprokurorit të Shtetit dhe “spekulimet e mediave dhe publikut lidhur me qëllimet e kryerësve”. Kështu thuhet në një reagim dërguar medieve.
“Në këtë fazë të hetimit, spekulimet nuk i shërbejnë ndonjë qëllimi konstruktiv, andaj kërkojmë nga publiku dhe mediat që të përmbahen nga spekulimet”, thuhet nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, që më tej thotë se janë duke e trajtuar këtë rast.
“KPK siguron publikun se kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës të cilën e meriton kjo situatë”, përfundon KPK.
Shtëpia e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka qenë cak i një grabitjeje të martën në orën 3 e 15 minuta./gazetametro.net