Loading…
Reagon këshilltari i Veselit: Nuk e kam punësuar mbesën në Kuvend, këto janë shpifje
  • 19/03/2019 | 15:13

Reagon këshilltari i Veselit: Nuk e kam punësuar mbesën në Kuvend, këto janë shpifje

Blerim Latifi, këshilltar i kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka reaguar duke i quajtur gënjeshtra lajmin nga disa portale se mbesa e tij ka filluar punën në Kuvendin e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Latifi ka thënë se lajmet se ai ka punësuar mbesën në Kuvendin e Kosovës janë të pavërteta, mbase ai ka dy mbesa që jetojnë në Drenas dhe asnjëra nga ato nuk është në punë ani pse kanë mbaruar fakultetin.

Ai ka thënë se këto lajme në drejtim të tij po ndodhin pasi po duan ta ngjyrosin me punësimet partiake që po ndodhin në Telekomin e Kosovës.

Sipas Latifit portalet e afërta me njerëzit që po punësojnë njerëz në Telekomin e Kosovës po shpifin të pavërteta ndaj tij.

“Të përballur me reagimin plotësisht të arsyeshëm të publikut, ata që janë duke bërë krimin me punësimet e paligjshme në PTK, në mënyrë që të relativizojnë maskaradën e tyre kanë filluar të shpifin kundër të tjerëve. Duan të relativizojnë këtë maskaradë me idenë se të gjithë janë njësoj, prandaj askush nuk mund të akuzoj askënd. Portalet e afërta me ta, kanë marrë përsipër të kryejnë këtë punë të ndyrë shpifjesh. Kanë publikuar një lajm të rremë se gjoja unë kam punësuar mbesën time në Kuvendin e Kosovës. Fjala është për Bukurie Rukollin. Kjo është një gënjeshtër absolute. E theksoj, absolute. Unë kam vetëm një motër, e cila jeton në Drenas. Ajo ka dy vajza. Asnjëra prej tyre nuk është e punësuar, edhe pse të dyja janë me fakultet. Është për keqardhje në çfarë gjendje kanë ardhur një pjesë e mediave tek ne, duke botuar lajme pa marrë as mundimin minimal për t’i verifikuar ato. Këto media ende janë në nivelin e para 100 viteve, kur Mitat Frashëri i përshkruante gazetat si pasqyrë ditore e kafeneve”, ka shkruar Latifi./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë