Loading…

Reagon KLMDNJ: Është përgjegjësi e shtetit ti paguaj testet e COVID-19

  • 13/08/2020 | 11:58

Reagon KLMDNJ: Është përgjegjësi e shtetit ti paguaj testet e COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka filluar t’i licencojë laboratorët privatë për kryerje të testimeve Sars-COV2, shkruan Gazeta Metro.

Për këtë ka reaguar KMDLNJ, duke thënë se qytetarët e Kosovës nuk duhet të paguajnë për testin COVID-19 dhe se kjo është përgjegjësi e shtetit.

Deri më tash janë licencuar 46 laboratorë, 44 prej tyre për kryerje të testimeve serologjike e dy për testime PCR.

“Është rritur kapaciteti për testim, sidomos me licencimin e laboratorëve privatë e që KMDLNj, në mungesë të transparencës, nuk i ka të qarta kriteret në bazë të cilave është dhënë licenca. Rritjen e kapaciteteve për testim, KMDLNj e sheh si të domosdoshme dhe pozitive për qytetarët e Kosovës. Mirëpo kërkon një mbikëqyrje serioze, ndryshe ekziston rreziku real për një korrupsion pandemik. KMDLNj kundërshton çmimet e caktuara si të papërballueshme për shumicën e qytetarëve të Kosovës aq më parë që kemi thellim të krizës ekonomike me ç’rast një numër i madh varet nga asistenca sociale dhe nga pakoja emergjente. Krijimi i kushteve për testim në raste kur dyshohet për infektim me COVID-19, është përgjegjësi e shtetit përjashtuar rastet kur të testuarit e bëjnë testin për qëllime turistike, të bërit biznes e që nuk kanë asnjë problem të natyrës financiare. Subvencionimi i shtetit prej 18 % siç ka deklaruar ministri Zemaj, nëse bëhet në mënyrë lineare për KMDLNj është e papranueshme, diskriminim flagrant, mosdashje për luftim të pandemisë dhe varfërim të popullatës”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

Në këtë reagim KMDLNJ ka propozuar që kategoritë sociale, ata që kanë mbetur pa punë të lirohen nga çdo pagesë, ndërsa ata që kanë të ardhura të rregullta sipas tyre duhet të participojnë jo më shumë se 30 për qind./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë