Loading…

Reagon Komuna e Fushë-Kosovës: Tri rastet me koronavirus nuk janë të konfirmuara, ka konotacione politike

  • 30/03/2020 | 22:51

Reagon Komuna e Fushë-Kosovës: Tri rastet me koronavirus nuk janë të konfirmuara, ka konotacione politike

Komuna e Fushë-Kosovës ka thënë se lajmi për 3 raste me koronavirus në këtë komunë, është informacion i pakonfirmuar, i dyshimtë dhe i mangët dhe me konotacione politike, shkruan Gazeta Metro.


Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media, ku ndër të tjera tha se për këtë nuk është njoftuar as kryetari i Komunës, Burim Berisha.

“Ne informojmë qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës të mos shqetësohen, sepse ka mungesë informatash se kush janë, nga janë këto raste, si ka rrjedhë marrja e këtij virusi prandaj ky publikim është i padenjë dhe nënçmues për qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës. Ka konotacione politike”, thuhet ndër të tjera.

Komunikata e plotë:

Në mbrëmje doli një informacion se në Komunën e Fushë-Kosovës janë 3 raste me COVID-19. Ky është informacion i pakonfirmuar, i dyshimtë dhe i mangët. Është i pa njoftuar Kryetari i Komunës z. Burim Berisha njëherit Kryetar i Shtabit të Emergjencës, i pa njoftuar Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe i pa njoftuar Drejtori i QKMF-së në Fushë-Kosovë dhe si rrjedhojë e gjithë kësaj u shkaktua një shqetësim tek qytetarët.

Ne informojmë qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës të mos shqetësohen, sepse ka mungesë informatash se kush janë, nga janë këto raste, si ka rrjedhë marrja e këtij virusi prandaj ky publikim është i padenjë dhe nënçmues për qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës. Ka konotacione politike.

Të vazhdojmë të bëjmë punën tonë Institucionale dhe ju qytetarë të respektoni masat. Mos u shqetësoni për informacionet banale dhe të pakonfirmuara./gazetametro.net

* Njoftim – Sqarim *Në mbrëmje doli një informacion se në Komunën e Fushë-Kosovës janë 3 raste me COVID-19. Ky është…

Posted by Komuna e Fushë-Kosovës – Faqja Zyrtare on Monday, 30 March 2020

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë