Loading…

Reagon Krasniqi: Si pasojë e Kurtit, do ta trashëgojmë për vite me radhë konfliktin e ngrirë me Serbinë

  • 19/03/2023 | 12:22

Reagon Krasniqi: Si pasojë e Kurtit, do ta trashëgojmë për vite me radhë konfliktin e ngrirë me Serbinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti në më pak se tri javë ka pranuar gjithçka që kishte premtuar në tërë karrierën e tij politike se nuk do të pranonte, transmeton Gazeta Metro.


Këto fjalë të Krasniqit vijnë pasi shefi i ekzekutivit kosovar më 27 shkurt në Bruksel pranoi propozimin europian, kurse dje në Ohër arriti ujdinë me Serbinë për aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshje.

”Me 27 shkurt, në Bruksel, Kryeministri Kurti e pranoi propozimin evropian. Dje, me 18 mars, ai u dakordua edhe për aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Në më pak se tri javë, Albin Kurti pranoi gjithçka që kishte premtuar se nuk do të pranonte, përgjatë tërë jetës së tij politike me predikime të rrejshme e mashtrime të panumërta,” ka shkruar ai në Facebook.

I pari i PDK’së thotë se qytetarët e Kosovës dhe brezat e ardhshëm do ta trashëgojnë për vite me radhë konfliktin e ngrirë me Serbinë. Siç thotë ai, si pasojë direkte e gabimeve të Albin Kurtit.

”Por, përtej mashtrimeve të tij, brenga ynë mbetet Kosova, qyetarët tanë dhe brezat e ardhshëm, të cilët, fatkeqësisht, përveç që e kanë humbur besimin në perspektivën që ofron Kosova, do ta trashëgojnë për vite me radhe konfliktin e ngrirë me Serbinë. Dhe kjo është pasojë direkte e gabimeve të Albin Kurtit që ka negociuar dhe mundësuar këtë marrëveshje që është e pamjaftueshme për Kosovën dhe që nuk i arrin qëllimet tona shtetërore e qytetare,” ka shkruar ai.

Ai këtë marrëveshje e ka quajtur dështim të madh politik e kombëtar, teksa shton se do ta paguajmë shtrenjtë dhe gjatë, të gjithë.

”Marrëveshja pa njohje reciproke, e përqendruar në një asociacion të avancuar e autonomi politike për komunitetin serb dhe pa garanci për integrimin euro-atlantik të Kosovës është dështim i madh politik e kombëtar, të cilin do ta paguajmë shtrenjtë dhe gjatë, të gjithë,” ka shkruar Krasniqi.

Kujtojmë se pas takimit maratonik që zgjati më shumë se 10 orë Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, tha se pala kosovare dhe ajo serbe janë pajtuar për Aneksin e implementimit të marrëveshjes drejt rrugës së normalizimit të tyre.

”Synimi i takimit të sotëm ishte që Kosova dhe Serbia të pajtohen si ta implementojnë marrëveshjen e pranuar në takimin e kaluar të nivelit të lartë më 27 shkurt. Sot ishte synimi si të zbatohet. Kjo do të thotë hapa praktikë se çfarë duhet të bërë, kur duhet të bërë, nga kush duhet të bëhet dhe si.”

Shpesh thuhet se djalli është në detaje por nganjëherë djalli është në orar. Ne kemi diskutuar për 12 orë për këtë dhe me kënaqësi që më në fund ne kemi një marrëveshje dhe si ta bëjmë këtë. Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Aneksin e implementimit të marrëveshjes drejt rrugës së normalizimit mes tyre,” tha Borrell. /gazetametro.net

Publikohet Aneksi i Implementimit nga BE: Kosova të nisë ‘menjëherë’ zbatimin e nenit 7 të Marrëveshjes për Normalizim me Serbinë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë