Loading…

Reagon Kurti pas sanksioneve amerikane ndaj bandave serbe në veri

  • 08/12/2021 | 22:13

Reagon Kurti pas sanksioneve amerikane ndaj bandave serbe në veri

Kryeministri i Kosovës, Albiin Kurti, ka reaguar lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendosjen në listë të zezë amerikanë kriminelët e Serbisë në veriun e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Kurti ka thënë se e mirëpret këtë vendim teksa ka shtuar tutje se funksionim i krimit në atë pjesë e cënon ligjshmërinë dhe të mirat e qytetarëve.

Tutje, Kurti është shprehur se krimi i organizuar është rrëzik për sigurinë kombëtare dhe se Qeveria e Kosovës është e ka prioritet luftimin e tij.

Këtu keni statusin e tij të plotë.

“Shumë i mirëseardhur vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për identifikimin e emrave të përveçshëm dhe sanksionet ndaj Zvonko Veselinovic dhe grupit të organizuar kriminal që vepron në veri të Kosovës.

Përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve në mes Kosovës dhe Serbisë, ky grup është dëshmia më e mira se krimi në veriun e Kosovës është realitet i përditshëm që cenon ligjshmërinë e të drejtat, lirinë dhe të mirat e qytetarëve.

Vendimi i sotëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vërteton legjitimitetin e veprimeve të Policisë së Kosovës javë më parë në komunën veriore të Mitrovicës kundër kontrabanduesve të mallrave ilegale. Lidhjet e bashkëpunimit ndëretnik të grupeve kriminale dhe fushëveprimit të tyre transnacional do t’i luftojmë nëpërmjet bashkëpunimit të zyrtarëve të institucioneve tona pa dallim etnie dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me aleatët e partnerët tanë.

Krimi i organizuar është rrezik i sigurisë kombëtare. Republika e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të saj. Qeveria e Republikës së Kosovë ka prioritet luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook. / gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë