Pas publikimit të fotografive ku shihet i vizatuar kryqi me ngjyrë si gjaku, e me të cilat u kërcënua gazetarja Arbana Xharra, ka reaguar edhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
Ai i ka quajtur këto kërcënimet si të papranueshme, e madje sipas tij, këto janë edhe jashtë çdo norme njerëzore.
‘Kërcënimet e publikuara sot ndaj gazetares Arbana Xharra janë absolutisht të papranueshme dhe jashtë çdo norme njerëzore dhe demokratike’, ka thënë ministri Hoxhaj.
Ndërkohë, ai ka kërkuar që personat që e kanë bërë këtë vepër të vihen para drejtësisë.
‘Personat përgjegjës duhet të vihen sa më shpejtë para drejtësisë’, ka shtuar Hoxhaj.
Ndryshe, sot Arbana Xharra publikoi disa fotografi të cilat janë bërë rreth 10 ditë më herët por që nuk ishin publikuar për të mos penguar hetuesin, e ku shihej i vizatuar një kryq me ngjyrë të kuqe./gazetametro.net