Loading…

Reagon Ministria e Shëndetësisë: I quan të pabazuara raportimet se mjekët kanë refuzuar vaksinimin

  • 07/05/2021 | 15:16

Reagon Ministria e Shëndetësisë: I quan të pabazuara raportimet se mjekët kanë refuzuar vaksinimin

Ministria e Shëndetësisë (MSH), ka reaguar pas raportimeve se personeli shëndetësorë kanë refuzuar vaksinimin, apo kanë pritur që të vije një vaksinë e llojit tjetër. Këto raportime MSH i ka quajtur të pabazuara dhe i ka hedhur poshtë, shkruan Gazeta Metro.


Me anë të një njoftimi për media, MSH ka thënë se në koordinim me IKSHPK’në, po zbatojnë me përpikëri Planin Shtetëror të vaksinimit të popullatës kundër COVID-19.

“Duke qenë se faza e parë e vaksinimit ka filluar në kohën kur Kosova është përballur me kulmin e infeksioneve me Covid-19, rrjedhimisht infeksioni ka atakuar edhe personelin shëndetësor dhe rrethin e tyre, prandaj kjo kategori janë edhe prioritet në vaksinim. Në vijim të kësaj faze të vaksinimit, gjithnjë duke u bazuar në Planin e vaksinimit, punëtorët shëndetësor të cilët për shkaqe objektive nuk janë vaksinuar në fillim, Inspektorati Shëndetësor dhe të gjitha kategoritë shëndetësore që përbëjnë vijën e parë të frontit në luftën kundër COVID-19 dhe strukturat monitoruese, janë prioritet dhe do të vaksinohen, gjithashtu”, thuhet në njoftim.

Tutje MSH ka thënë se aludimet se mjekët kanë përzgjedhur vaksinat, janë të pabazuara.

“Aludimet nga kushdo qoftë se ka pasur refuzim të vaksinimit, apo pritje të përzgjedhjes së llojit të vaksinës nuk janë të bazuara. Komiteti Kombëtar për vaksinim kundër COVID-19 u ka dhënë prioritet punëtorëve shëndetësor si kategori esenciale për menaxhim të situatës me pandeminë, krahas kategorive të tjera, që po ashtu, janë vaksinuar në fazën e parë si të moshuarit; të vendosurit në qendrat për të moshuar dhe punëtorët social që kujdesen për ta, të sëmurët kronikë në moshat e shtyra, etj., gjithnjë sipas Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.

Më poshtë keni njoftimin e plotë. /gazetametro.net

Komunikatë për media.

Prishtinë, 7 maj 2021.

Ministria e Shëndetësisë në koordinim me IKSHP-në po zbatojnë me…

Posted by Ministria e Shëndetësisë on E premte, 7 Maj 2021

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë