PDK, dega në Prishtinë ka reaguar pas arrestimit të të anëtarit të VV’së që u kap duke i marrë 12 mijë euro ryshfet, shkruan Gazeta Metro.
Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, shpreh shqetësimin e thellë pas veprës skandaloze korruptive të inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prishtinës dhe aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Gafurr V. Rexha.
Ky është reagimi i PDK’së:
Arrestimi i inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prishtinës, Gafurr V. Rexha, i cili ishte punësuar në kohën e qeverisjes Lëvizjes Vetëvendosje ku edhe tani vazhdon të jetë anëtar i këtij subjekti, është dëshmia më e mirë se morali dhe patriotizmi i anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje po përfundon në korrupsion dhe shpërdorim të detyrave zyrtare.
Gafurr V. Rexha, inspektori i arrestuar dje, për korrupsion, nga Policia e Kosovës, duke marr 12 mijë euro nga një ndërtues në Prishtinë, ishte arrestuar edhe një vit më parë për vepra të tilla si dyshim për shpërdorim të detyrës zyrtare.
Lexo edhe Inspektori i Prishtinës që u kap duke i marrë 12 mijë euro ryshfet, është anëtar i Vetëvendosjes
Shembujt e tillë korruptiv tregojnë më së miri arsyen e degradimit me ndërtime të egra në Komunën e Prishtinës si në qeverisjen e LDK-së ashtu edhe në atë të LVV.
Përgëzojmë denoncimin e këtij rasti nga pala e dëmtuar dhe inkurajojmë të gjithë qytetarët e Prishtinës të denoncojnë veprimet korruptive dhe veprimeve të paligjshme të zyrtarëve të komunës.
Komuna e Prishtinës nuk mund të sillen si të verbër para veprimeve abuzive dhe korruptive të zyrtareve të saj.
I bëjmë thirrje Komunës së Prishtinës të marrin masat ligjore për rastin në fjalë, ndërsa organet e drejtësisë që të vënë drejtësinë në vend./gazetametro.net