Loading…

Reagon Presidenca: Pushteti i Vucicit po mendon dhe vepron si regjimi i Miloshevicit

  • 09/12/2022 | 08:27

Reagon Presidenca: Pushteti i Vucicit po mendon dhe vepron si regjimi i Miloshevicit

Nga Presidenca e Kosovës kanë reaguar sërish mbi ngjarjet në veri të vendit, ku mbrëmë pas një sulmi me armë të gjata ndaj policëve të Kosovës, një prej tyre mbeti i lënduar.


Këshilltari i presidentes Osmani, Blerim Vela, me anë të një postimi në Twitter tha se regjimi aktual në Serbi, po mendon dhe vepron si regjimi i dikurshëm gjenocidial i Miloshevicit.

“Regjimi aktual në Serbi mendon dhe vepron si regjimi i Milosevic-it që kërkon të imponojë dominimin e Serbisë mbi ish-Yugosllavinë”, ka shkruar ai.

“Vuçiq mund të mendojë se po sundon mbi një shtet të fuqishëm, kur në fakt ai po kryeson një shtet xhuxh që humbi 700 mijë qytetarë në 10 vjet. Është koha për një kontroll të realitetit!”, ka shkruar Vela.

Këto reagime nga presidenca vijnë gjithashtu pas kërcënimeve të djeshme se Beogradi po shqyrton të dërgojë në Kosovë 1 mijë trupa të sigurisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë