Presidenti, i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas sulmit me armë ndaj avokatit, Azem Vllasi.
‘’Me shqetësim pranova lajmin për plagosjen e avokatit Azem Vllasi. Aktet e tilla janë të papranueshme dhe të dënueshme në një shoqëri, e cila prioritet kryesor ka forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit‘’, ka thënë Thaçi.
Presidenti i vendit pret nga autoritet perkatëse që ta sjellin përpara drejtësisë autorin e këtij krimi.
‘’Avokatit Vllasi i uroj shërim të shpejtë, ndërsa nga autoritetet përkatëse pres që ta sjellin përpara drejtësisë autorin e këtij krimi‘’, përfundoi Thaçi./gazetametro.net