Loading…
Reagon Rusia: Ambasadori në Beograd takon Dacicin për Kosovën
  • 13/08/2019 | 15:15

Reagon Rusia: Ambasadori në Beograd takon Dacicin për Kosovën

Rusia ka kërkuar dinamikë më të shpejtë deri te ‘zgjidhja e çështjes së Kosovës’, siç eshte shprehur Kryediplomati dhe ka paralajmëruar që së shpejti do të ketë një takim të nivelit të lartë midis dy vendeve, shkruan Gazeta Metro.


Ambasadori i ri i Rusisë në Serbi, Aleksandar Kharchenko, është takuar me kryediplomatin serb Ivic Dacic, ku kanë folur për situatën dhe çështjen mes Prishtinës dhe Beogradit.

Dacic ka deklaruar se Serbia dhe Kosova shumë shpejt do të takohen në një nivel të lartë përfaqësimi, i cili do të bëhet në bashkëpunim me fuqitë e mëdha.

“Kosova dhe Serbia së shpejti do të takohen në një nivel të lartë përfaqësimi, i cili takim do të bëhet në bashkëpunim me fuqitë e mëdha” shkruan komunikata nga ministria e Jashtme e Serbisë, transmeton Gazeta Metro.

Kujtojmë se ambasadori i ri rus, Aleksandar Bocan Kharchenko, është i njohur si diplomat me njohuri të mëdha rreth çështjeve të Ballkanit dhe kishte shërbyer si ambasador në Bosnje e Hercegovinë. /gazetametro.net

Ambasadori i Rusisë në Serbi: Çështja e Kosovës mund të nxisë konflikt më të madh

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë