Loading…

Reagon sërish burri i Albulena Haxhiut, ia çfarë thotë tani

  • 07/06/2021 | 21:20

Reagon sërish burri i Albulena Haxhiut, ia çfarë thotë tani

Alban Krasniqi, bashkëshorti i Albulena Haxhiut, ka reaguar kundër veteranit Faik Fazliu, i cili në emisionin ‘Frontal’ sot e quajti “idiot” dhe tha se nuk merret me të.


Krasniqi, si kundërpërgjigje, ka thënë se nuk po mësohen të trajtohen barabartë, duke konsistuar në rastit të arrestimit të veteranit. Ai këtë deklaratë e ka dhënë në ‘Facebook’.

“Nuk po mund ta përballojnë trajtimin e barabartë sepse janë mësuar të jenë mbi popullin, mbi vlerat e mbi ligjin me duart në xhepat tanë”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq, gjatë ditës Fazliu në ‘Frontal’ ka thënë se ka qenë në një lokal ku ka edhe familjarë, si kundërpërgjigje ndaj Krasniqit i cili e quajti “kurvar të kafeneve të natës”.

“Nuk merrna me ata idiota, nuk jam i nivelit të merrna me ta. Kam qenë në një lokal shumë normal, ku hyjnë familjarë”, ka deklaruar tutje ai.

Fazliu tha se ai ka qenë bashkë me gruan e tij në lokal dhe aty është menaxher miku i tij, kurse shokët e tij ish-luftëtarë të UÇK-së punojnë si sigurim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë