Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pasi Serbia ua refuzoi kërkesën për vizitë në Luginë katër ministrave kosovar, shkruan Gazeta Metro.
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se Serbia ua ka refuzuar kërkesën për vizitë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, atij dhe ministrave, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati dhe Hajrullah Çeku.
Ndaj këtij vendimi ka reaguar deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Kamberi ka shkruar në Facebook, se Serbia mbetet i vetmi vend në rajon që me ligj kufizon lirinë e përdorimit zyrtarë të simboleve kombëtare.
“Serbia nuk ka lejuar vizitën e sotme të katër ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Luginë të Preshevës. Çfarë asimetrie të drejtash mes Luginës së Preshevës me serbët në Kosovë. Serbia mbetet i vetmi vend në rajon që me ligj kufizon lirinë e përdorimit zyrtarë të simboleve kombëtare”, ka shkruar ai.
Më poshtë postimi i plotë i tij. /gazetametro.net