Loading…

Reagon Shoqata e Gastronomeve: Zyrtarët policorë po na shkaktojnë probleme pranë lokaleve

  • 30/01/2021 | 15:25

Reagon Shoqata e Gastronomeve: Zyrtarët policorë po na shkaktojnë probleme pranë lokaleve

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës (SHGK) ka akuzuar zyrtarët policorë, pasi që sipas SHGK’së, të njëjtit po shkaktojnë probleme pranë lokaleve të tyre, konkretisht për klientët dhe punëtorët, transmeton Gazeta Metro.


SHGK ka reaguar me anë të një shkrimi në Facebook, ku thuhet se kjo është shkelje e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, përkatësisht barazisë para ligjit, dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“SHGK, i’u bën thirrje zyrtarëve policorë dhe inspektorateve përgjegjëse që të zbatojnë në përpikmëri Vendimet e Qeverisë për kontrollin e pandemisë. Vendimet dhe ligjet shtrijnë autoritetin e tyre ndaj secilit person fizik dhe juridik në Republikën e vendit”, thuhet në reagim.

Ky është postimi i plotë:

“Është bërë praktikë kohët e fundit që zyrtarët policorë janë duke shkaktuar problemë pranë lokaleve të gastronomisë.

Konkretisht kjo ka të bëjë me sjelljet e tyre që janë të pahijshme dhe drejtohen ndaj klientëve dhe stafit në hapësirat e lokaleve.

SHGK, i’u bën thirrje zyrtarëve policorë dhe inspektorateve përgjegjëse që të zbatojnë në përpikmëri Vendimet e Qeverisë për kontrollin e pandemisë.

Vendimet dhe ligjet shtrijnë autoritetin e tyre ndaj secilit person fizik dhe juridik në Republikën e vendit.

Kjo çfarë po shohim kohët e fundit, është shkelje e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, përkatësisht barazisë para ligjit, dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës!

Ju lusim të raportoni çdo rast i cili është në kundërshtim me ligjet në fuqi, në mënyrë që të përdorim mjetet juridike para institucioneve relevante.

Shoqata është në shërbimin tuaj, duke u kujdesur për zbatimin e barabartë dhe të drejtë të ligjeve në vend!” //gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë