Loading…

Reagon Shpend Ahmeti për arrestimin e zyrtares së komunës për mashtrim

  • 30/10/2019 | 16:56

Reagon Shpend Ahmeti për arrestimin e zyrtares së komunës për mashtrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një të femër të dyshuar me inicialet N.D, pasi që e njëjtë me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, ka keqpërdorur pozitën e saj dhe nga muaji mars deri në tetor 2019, ka lëshuar vërtetime të pagesave të tatimit në pronë pa dëshminë se personat në fjalë janë të liruar nga kjo taksë prej 10 euro, shkruan Gazeta Metro.


Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar lidhur me arrestimin e një zyrtare të Komunës së Prishtinës e cila dyshohet se ka mashtruar konsumatorët duke lëshuar vërtetime të rrejshme për borxhe në tatim në pronë.

Ahmeti ka thënë se para dy jave gjatë një kontrolli të brendshme është vërejtur se janë lëshuar vërtetime të rrejshme për borxhet e tatimit në pronë.

Shkrimi i plotë i tij:

Para dy javësh, gjatë një kontrolli të brendshëm në komunën e Prishtinës, kemi gjetur se një zyrtare e tatimit në pronë, ka lëshuar vërtetime të rrejshme për borxhet e tatimit në pronë.

Këto vërtetime kërkohen për të regjistruar makina, dhe natyrisht se lëshimi i rrejshëm i vërtetimeve të tilla është shkelje ligjore.

Kam udhëzuar drejtoreshën e financave që zyrtaren ta denoncoi në polici dhe kemi filluar procedurat diciplinore. Si pasojë e denoncimit e njëjta zyrtare sot është shoqëruar në polici për vepër penale.

Si gjithmonë, nuk do të tolerojmë shkelje të tilla nga zyrtarët tonë pa marr parasysh pozitat e pasojat./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë