Loading…

Reagon Travis Scott pasi mbeten pa jetë 8 persona gjatë performancës së tij: Jam i thyer

  • 08/11/2021 | 13:35

Reagon Travis Scott pasi mbeten pa jetë 8 persona gjatë performancës së tij: Jam i thyer

Reperi e ndërpreu menjëherë performimin e këngës kur e kuptoi se sa alarmante ishte situata, ku gjatë koncertit të tij mbetën të vdekur 8 persona, transmeton Gazeta Metro.


Lajmi tronditës bëri xhiron e botës ditën e djeshme, pasi tetë persona humbën jetën dhe një duzinë u plagosën në hapjen e një festivali muzikor në Hjuston të Teksasit, gjatë një koncerti të Travis Scott.

Publiku i shumtë ka bërë një rrëmujë pas së cilës janë shtyrë në mënyrë të pakontrolluar sa më afër skenës së festivalit “Astroworld”, ku në ato momente po performonte reperi i njohur.

Rreth 300 njerëz u trajtuan për lëndime të tilla si prerje dhe mavijosje, dhe 50 mijë njerëz morën pjesë në ngjarje.

“Njerëzit shkojnë në këto evente duke kërkuar për argëtim të mirë, një mundësi për t’u çlodhur, për të bërë një memorial, nuk është lloji i ngjarjes që ju pritet të mësoni për vdekjet”, tha politikania Lina Hidalgo për mediat.

Një ditë pas tragjedisë, edhe Travis Scott reagoi në Twitter.

“Lutjet e mia u drejtohen familjeve të prekura nga kjo ngjarje. Jam absolutisht i thyer nga ajo që ndodhi mbrëmë”, ka shkruar ai dhe më pas ka shtuar në Twitter.

“Fansat e mi kanë vërtet diçka për mua dhe gjithmonë dua që ata të kenë një përvojë pozitive dhe sa herë që kuptoj se çfarë po ndodh, e ndërpres shfaqjen dhe i ndihmoj të marrin ndihmën që u nevojitet. Nëse keni ndonjë informacion, thjesht kontaktoni autoritetet tuaja lokale. Të gjithë janë ende duke u lutur.”

Reperi e ndërpreu performancën kur pa se një person u sëmur dhe këto ishin fjalët e tij:

“Dikujt i ra të fikët pikërisht këtu… mos i prek, mos i prek. Thjesht lërini të gjithë të tërhiqen. Lëreni sigurimit ndihmojë më shpejt. Le të vijë dikush. Hajde hajde”, ishin fjalët e tij.

Ndryshe, në festival ka qenë edhe e dashura e tij, Kylie Jenner./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë