Loading…

Reagon Turqia: Ambasada e Kosovës në Jerusalem kundër rezolutave të OKB’së dhe ligjit ndërkombëtar

  • 02/02/2021 | 10:00

Reagon Turqia: Ambasada e Kosovës në Jerusalem kundër rezolutave të OKB’së dhe ligjit ndërkombëtar

“Angazhimi në fjalë i Kosovës, përbën kundërshtim ndaj ligjit ndërkombëtar, kryesisht ndaj rezolutave të Kombeve të Bashkuara (OKB) të miratuara për këtë çështje”, tha Aksoy


Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy, deklaroi se angazhimi i Kosovës për të hapur ambasadë në Kuds përbën kundërshtim ndaj ligjit ndërkombëtar, kryesisht ndaj rezolutave të Kombeve të Bashkuara (OKB) të miratuara për këtë çështje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Aksoy ka dhënë përgjigje me shkrim për pyetjet lidhur me angazhimin e Kosovës për të hapur ambasadë në Kuds.

Duke rikujtuar se me një marrëveshje të nënshkruar dje u vendosën marrëdhëniet diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, Aksoy theksoi se në këtë kuadër u kuptua se Kosova është angazhuar në drejtimin për të hapur ambasadë në Kuds.

“Angazhimi në fjalë i Kosovës, përbën kundërshtim ndaj ligjit ndërkombëtar, kryesisht ndaj rezolutave të Kombeve të Bashkuara (OKB) të miratuara për këtë çështje. Hapi që do të hidhet në këtë drejtim është i qartë se nuk do t‘i shërbejë kauzës palestineze dhe se do të dëmtojë vizionin për zgjidhjen me dy shtete”, tha zëdhënësi Aksoy.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë