Loading…

Reagon von Cramon ndaj KE’së: Qytetarët e Kosovës duan një datë për liberalizimin e vizave

  • 30/11/2020 | 21:16

Reagon von Cramon ndaj KE’së: Qytetarët e Kosovës duan një datë për liberalizimin e vizave

Pasi që Këshilli i Bashkimit Europian ka biseduar sot edhe për liberalizimin e vizave duke mos dhënë asnjë sinjal pozitiv, ka reaguar raportuesja e BE’së për Kosovën, Viola von Cramon, e cila ka thënë se kjo nuk është e mjaftueshme dhe se qytetarët e Kosovës duan një datë, shkruan Gazeta Metro.


Në Draftin e Konkluzave tashmë të përgatitur nga Këshilli Europian sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, vetëm përsëritet se “Këshilli kupton rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet se “propozimi është duke u shqyrtuar në Këshill” dhe rikujtohet se Komisioni Europian kishte propozuar qysh në vitin 2018 që Kosovës t’i hiqen vizat.

Këshilli i BE’së, siç thuhet në tekstin e përgatitur për këto konkluza, të cilat duhet të miratohen nga shtetet anëtare, kërkon nga Serbia që të vazhdojë procesimin e rasteve të krimit të luftës. Po ashtu nga Serbia kërkohet që të parandalojë glorifikimin e kriminelëve të luftës.

E raportuesja e BE’së për Kosovën, Viola von Cramon, ka reaguar, duek thënë se nuk mjafton vetëm fakti që është biseduar për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Ajo ka thënë se qytetarët e Kosovës dëshirojnë të kenë të qartë një datë, e kjo varet nga Këshilli Europian.

“I gëzohem faktit që Këshilli i Bashkimit Europian ka diskutuar për liberalizimin e vizave për Kosovën. Mirëpo, kjo nuk është e mjaftueshme. Qytetarët e Kosovës dëshirojnë të kenë të qartë një datë. E gjitha kjo varet vetëm nga Këshilli”, shkruan Cramon në postimin e saj./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë