Loading…

Zeka: Marrëveshja PAN-AKR do arrihet së shpejti

  • 03/09/2017 | 22:03

Zeka: Marrëveshja PAN-AKR do arrihet së shpejti

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, e ka mohuar se aktualisht është arritur një marrëveshje ndërmjet koalicionit PKD-AAK-NISMA dhe AKR-së.


Por, ai ka thënë se një marrëveshje e tillë do të arrihet së shpejti.

‘Qe ka bisedime me AKR-ni, dhe jo vetem, kjo eshte e vertete. Qe nuk ka asnje marreveshje, edhe kjo eshte e vertete. Qe do arrihet shpejte nje marreveshje, edhe kjo eshte e vertete. Ama, lajmi i transmetuar sonte nga RTK-ja, se gjoja “eshte arritur nje marreveshje” bash eshte rrene e kulluar’ ka shkruar Zeka në facebook.

Postimi i tij i plotë Facebook:

Te pakten gazetaret me i kursy publikun

Qe ka bisedime me AKR-ni, dhe jo vetem, kjo eshte e vertete. Qe nuk ka asnje marreveshje, edhe kjo eshte e vertete. Qe do arrihet shpejte nje marreveshje, edhe kjo eshte e vertete. Ama, lajmi i transmetuar sonte nga RTK-ja, se gjoja “eshte arritur nje marreveshje” bash eshte rrene e kulluar. Se kush nga PAN-i e ka shitur kete rrene, eshte pergjegjesi e kryeredaktorit te lajmeve qe ta zbuloje. Nese mediumi publik do ta kishte marreveshjen e nenshkruar ne mes PAN-it dhe AKR-se, sigurisht qe do ta botonte.
Ndonje politikani shaklaman, qe Ballkani eshte i stermbushur me ta, gatuan dezinformata, eshte deri dikund e pranueshme nga publiku, ama kur gazetaret behen viktime e ketyre rrenave, eshte keq edhe per vet ata, edhe per publikun!
Neser mbase do te kemi lajme-lajme, ama jo marreveshje…

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë