Loading…

Reagon zyra e Presidentit: Ia lënë fajin Vlora Çitakut për ‘njohjen nga Xhamajka’

  • 21/02/2020 | 10:44

Reagon zyra e Presidentit: Ia lënë fajin Vlora Çitakut për ‘njohjen nga Xhamajka’

Ministrja e Punëve të Jashtme të Xhamajkës, Kamina J Smith, e ka mohuar se vendi i saj ka njohur Kosovën, ajo është përgjigjur në njoftimin e Presidentit Thaçi ku ai kishte njoftuar për këtë lajm, transmeton Gazeta Metro.


Në një postim ne Twitter, duke shpërndarë deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili e ka falënderuar Xhamajkën për njohje, Kamina J Smith ka shkruar se vendi i saj nuk e ka njohur Kosovën.

E për këtë tani ka reaguar edhe zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës, e cila thotë se ‘është njoftuar mbrëmë zyrtarisht nga ambasadorja e Kosovës në Uashington për njohjen nga Xhamajka’.

Sipas një përgjigje për Periskopin, Zyra e Presidentit thotë se i njëjti njoftim për njohje, nga ambasadorja Çitaku është përcjellë edhe në Zyrën e Kryeministrit dhe Ministrit të jashtëm.

“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës është njoftuar mbrëmë zyrtarisht nga Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, për njohjen nga shteti i Xhamajkës. Të njëjtin njoftim, ambasadorja e ka dërguar edhe në Zyrën e Kryeministrit dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme. Presidenti këtë njoftim e ka bërë publik përmes profilit të tij në Twitter. Për informacione tjera, luteni t’i drejtoheni Ministrisë së Punëve të Jashtme”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të Presidencës”, thuhet në përgjigje.

Kujtojmë se dje Thaçi, lajmëroi se shteti i Xhamajkës ka njohur pavarësinë e Kosovës, kjo pas një pune të madhe fal lobimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e përshëndetën edhe Qeveria e Kosovës, ku ministri i Punëve të Jashtëm, Glauk Konjufca tha se shpreh mirënjohjen për shtetin e Xhamajkës dhe është i gatshëm të bashkëpunon me ta.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njohjen nga Xhamajka e ka konsideruar si lajm shumë të mirë, madje si fillim shumë të mirë të diplomacisë së re të vendit.

Pati edhe deputetet që e përshëndetën këtë njohje, një nga ta ishte edhe Fitore Pacolli e VV’së e cila tha se era e ndryshimit të qeverisë u ndih edhe në Xhamajka.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë