Loading…

Reagon zyrtarisht Peja: Thonë se se ka të lënduar në ndeshjen kundër Ponte Prizrenit

  • 04/05/2021 | 18:48

Reagon zyrtarisht Peja: Thonë se se ka të lënduar në ndeshjen kundër Ponte Prizrenit

Është ndërprerë takimi mes Ponte Prizrenit edhe KB Pejës shkaku i përplasjeve mes dy klubeve derisa po hynin në zhveshtore.


Takimi ishte i vlefshëm për ta mësuar finalistin e finales së madhe të basketbollit kosovar, dhe tani nuk pritet që ndeshja të vazhdojë sot, përcjell KosovaPress.

Në lidhje me rastin ka reaguar klubi i Pejës përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Derisa ekipi ishte duke u larguar drejt zhveshtoreve për pushimin e pjesës së parë, shikuesit dhe një pjesë e stafit e lojtareve të ekipit vendas na janë vërsulur si më keq ndaj ekipit tonë. Ka edhe të lënduar nga kjo përleshje”, shkruan KB Peja.

Rezultati pas pjesës së parë është 49:48 në të mirë të mirë të skuadrës pejane.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë