Loading…

Real Madrid arrin marrëveshje me Alaban, nënshkruan për katër vite

  • 19/01/2021 | 08:25

Real Madrid arrin marrëveshje me Alaban, nënshkruan për katër vite

Real Madridi ka siguruar transferimin e parë për afatin veror që hapet në qershor.


“Galaktikët” kanë arritur marrëveshje për të transferuar si agjent të lirë yllin e Bayern Munichut, David Alaba që luan në dy pozicione, si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i krahut të majtë, transmeton lajmi.net.

Top klubet evropiane si Liverpool, Manchester United, Manchester City dhe PSG ishin në garë për austriakun, por Reali ishte skuadra më e shpejtë në garë.

Pos kësaj, Alaba gjithmonë ka ëndërruar që të luajë në fanellën e “Los Blancos”, andaj negociatat mes dy palëve u arritën shumë shpejtë.

Alaba ka arritur marrëveshje katërvjeçare me pagë prej 11 milionë euro dhe sipas Marca edhe ka kryer testet mjekësore për klubin e ri.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë