Loading…

Real Madrid e bindur për transferimin e dyshes Pogba – Mbappe

  • 14/10/2021 | 08:16

Real Madrid e bindur për transferimin e dyshes Pogba – Mbappe

“Los Blancos” duan të krijojnë një skuadër kompetitive pasi synojnë të luftojnë për të gjitha trofetë edicionin e ardhshëm.

Real Madrid qysh tani ka filluar të mendojë për merkaton e ardhshme të verës ku pritet të jenë shumë aktiv në tregun e transferimeve.

Madrilenët kanë shpenzuar shumë pak në merkato viteve të fundit dhe tani pritet të kenë buxhet të mjaftueshëm për të sjell disa yje në ekip.

Sipas ‘The Sun’, Real Madrid janë të bindur që të transferojnë dyshen franceze Paul Pogba dhe Kylian Mbappe verën e ardhshme.

Të dy futbollistët janë në vitet e fundit të marrëveshjeve me Man Utd respektivisht PSG dhe nëse nuk rinvojë kontratat do të jenë futbollistë të lirë në fund të edicionit.

“Mbretërit”, prej kohësh kanë nisur kontaktet me dy yjet francez dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë paga të larta që të sigurojë shërbimet e tyre.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë