Loading…

Real Madrid ja mësynë Liverpool me 126 milionë funte për Mo Salah

  • 27/02/2020 | 15:34

Real Madrid ja mësynë Liverpool me 126 milionë funte për Mo Salah

Los Blancos besojnë se mund ta kapin atë për atë shifër dhe janë gati për të bastisur zhveshtoren e Liverpool, transmeton Gazeta Metro.


Real Madrid besojnë se mund ta joshin Mohamed Salah nga Liverpool në një transfer me vlerë prej 126 milionë funte, pretendon El Desmarque.

‘Mbreti i Egjiptit’ ka kohë që përflitet se mund të shkoj në Madrid, ndërsa atje ai shihet si një opsion më i lirë sesa sulmuesi tjetër që përflitet zakonisht se do të bartet në Madrid, ylli francez kampion i botës Kylian Mbappe.

Kjo kohë është koha e zakonshme kur edhe nisin thashethemet dhe spekulimet dhe ngacmimet mes klubeve për të vëzhguar terrenin para nisjes së pazarit dhe afatit kalimtar.

Deri sa spekulohet për Mo Salah mund të shkoj në Madrid po flitet në anën  tjetër për Timo Werner që ka deklaruar hapur se vetëm tek Jurgen Klopp mund të shkonte nëse largohet nga Leipzig./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë