Real Madridi e ka filluar mbrojtjen e titullit në edicionin 2022/23 në La Liga me fitore, pasi mposhti Alemrian me përmbysje, 2-1.
Pas vetëm gjashtë minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me golin e Largie Ramazani, që u asistua prej Eguaras.
Me këtë gol të vetëm edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën u shënuan edhe dy të tjerë.
Ishte minuta e 61-të e takimit kur Karim Benzema asistoi te Lucas Vazquez, që realizoi për 1-1.
Los Blancos fituan edhe më shumë vetëbesim dhe dolën në vazhdimësi përpara, për të përmbysur më pas rezultatin.
Ishte minuta e 75-të, kur David Alaba nga gjuajtja e lirë e la të shtangur portierin e Almerias, që vetëm e shikoi topin duke u futur në rrjetë.
Real Madridi që u shpall kampion në edicionin e kaluar, shpreson ta mbrojë titullin, derisa në xhiron e dytë do të ketë punë me Celta Vigon. /Telegrafi/