Loading…

Real Madridi befason të gjithë: Fillon bisedimet me 20 vjeçarin e West Hamit

  • 15/04/2019 | 17:10

Real Madridi befason të gjithë: Fillon bisedimet me 20 vjeçarin e West Hamit

Real Madridi së fundmi  ka befasur të gjithë duke shprehur interesim për mesfushorin e West Ham United, Declan Rice, transmeton Gazeta Metro.


Është ish-futbollisti i West Hamit, Scott Minto, që ka zbuluar se klubi madrilen ka filluar bisedimet me familjarët e futbollistit 20 vjeçar.

“Unë kam dëgjuar se edhe Real Madrid janë duke trokitur në derë dhe kanë folur me familjen e tij. Kjo është ajo që kam dëgjuar’’ tha ai fillimisht për Stadium Astro.

Kur u pyet se nga e ka marrë këtë informacion, ai tha: ‘’Nuk do ta zbuloj, por ky është një burim i besushëm’’, ka deklaruar Minto.

Ndryshe, Declan Rice ka qenë i pazëvendësueshëm këtë sezon te skuadra e West Hamit, duke zhvilluar 31 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë