Loading…

Real Madridi do të ofrojë deri në shtatë lojtarë për Erling Haaland

  • 23/05/2020 | 18:44

Real Madridi do të ofrojë deri në shtatë lojtarë për Erling Haaland

Krerët e klubit të Real Madridit janë të gatshëm të ofrojnë një nga shtatë futbollistët e tyre për të arritur një transferim të mundshëm të Erling Haalandit, transmeton Gazeta Metro.


Ashtu si te RedBull Salzburg, Erling Haaland ka vazhduar me formën e mirë edhe te Borussia Dortmund që nga transferimi i tij në janar.

Forma e tij e lartë dhe mosha e re ka bërë që të shprehin shumë skuadra të mëdha interesim për të dhe e duan transferimin e tij që në afatin kalimtar të verës.

Sipas ‘Diario Madridista‘, krerët e klubit të Real Madridit janë të gatshëm të ofrojnë një nga shtatë futbollistët e tyre për të arritur një transferim të mundshëm të sulmuesit norvegjez.

Oscar Rodriguez, Dani Ceballos, Alvaro Odriozola, Brahim Diaz, Lucas Vazquez, Mariano Diaz dhe Takefusa Kubo janë futbollistët që mund të përfshihen në një marrëveshje të mundshme të 19 vjeçarit.

Ndryshe, Erling Haaland ka kontratë të vlefshme me Borussia Dortmund deri në vitin 2024. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë