Loading…

Real Madridi ia ‘rrëmben’ lojtarin rivalit lokal, e konfirmon edhe Ancelotti

  • 25/05/2023 | 13:32

Real Madridi ia ‘rrëmben’ lojtarin rivalit lokal, e konfirmon edhe Ancelotti

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se lojtari i Rayo Vallecano, Fran Garcia do të nënshkruajë kontratë me klubin madrilen në fund të sezonit.


Pas ndeshjes mes Real Madridit dhe Rayo Vallecanos, të cilën vendasit e fituan 2:1, ai tha se mbrojtësi i majtë i talentuar do t’i bashkohet skuadrës sezonin e ardhshëm.

“Garcia luan si mbrojtës i majtë dhe ka shumë energji. Ai është i shpejtë me topin dhe i mirë në sulm. Ai i përshtatet Realit, dhe sezonin e ardhshëm do të jetë në klubin tonë”, tha Ancelotti, njoftojnë mediat spanjolle.

Garcia kaloi në akademinë e të rinjve të Real Madrid. Në vitin 2020, ai shkoi në huazim te Rayo Vallecano, i cili një vit më vonë bleu Garcia nga Reali për dy milionë euro.

Kujtojmë, madrilenët aktualisht janë në vendin e dytë në La Liga me dy xhiro para përfundimit të kompeticionit. Në Ligën e Kampionëve u eliminuan në gjysmëfinale nga Manchester City me rezultat të përgjithshëm 5:1.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë