Real Madridi është i vendosur që ta transferojë mesfushorin spanjoll, Fabian Ruiz, nga Napoli, transmeton Gazeta Metro.
‘Cadena Ser’ raporton se ‘Los Blancos’ dëshiron që në këtë muaj ta përfundojë transferimin e mesfushorit spanjoll.
Napoli thuhet se është i gatshëm që ta shesë Ruizin, por që kërkon mbi 100 milionë euro. Madrilenët nuk janë të vetëm në garë për lojtarin, pasi ata po i rivalizon edhe Barcelona, që po e vëzhgon nga afër lojën e tij.
(Fabian Ruiz / SC Napoli).
Ruiz ka arritur që deri më tani në këtë sezon të shënojë vetëm një gol në 12 paraqitje për Napolin. /gazetametro.net