Loading…

Real Madridi në telashe për sfidën e Championsit me Atalantën

  • 22/02/2021 | 16:57

Real Madridi në telashe për sfidën e Championsit me Atalantën

Telashet për Zinedine Zidane dhe Realin e Madridit duket se nuk kanë të sosur.


Në prag të ndeshjes ndaj Atalantës në Champions League, që do të luhet mbrëmjen e së mërkurës, “Los Blancos” marrin një tjetër lajm të keq.

Karim Benzema nuk do të jetë pjesë e ekipit për sfidën ndaj italianëve, pasi edhe ditën e sotme ka munguar në seancën stërvitore.

Kështu, pas Sergio Ramos, Dani Carvajal dhe Marcelos, konfirmohet një tjetër mungesë e madhe.

Nga ana tjetër, edhe emra si Hazard, Valverde, Rodrygo e Militao janë në dyshim të madh për këtë takim, me Zidane që është bërë me dhimbje koke me siguri.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë