Loading…

Real Madridi shënon fitore e parë në Ligën e Kampionëve

  • 22/10/2019 | 22:53

Real Madridi shënon fitore e parë në Ligën e Kampionëve

Skuadra e Real Madridit ka arritur që të shënoi fitoren e parë në këtë sezon në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Metro.


Pas një humbje dhe një barazimi, Real Madridi ka shijuar fitoren e parë duke e mposhtur në udhëtim skuadrën turke, Galatasaray.

‘Los Blancos’ shënuan fitore minimale, por të mjaftueshme për tre pikë. Golin e vetëm dhe të fitores e realizoi mesfushori gjerman, Toni Kroos, në minutën e 18’të.

Pas kësaj fitore, Real Madridi tani ka 4 pikë dhe renditet në pozitën e dytë në Grupin A. Në këtë grup prinë Paris Saint-Germain me 9 pikë, teksa Club Brugge ka 2 pikë dhe Galatasaray 1 pikë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë