Loading…

Real Madridit i largohet sponsori kryesor pas 19 vitesh , por i vjen një tjetër

  • 24/06/2022 | 08:25

Real Madridit i largohet sponsori kryesor pas 19 vitesh , por i vjen një tjetër

Skuadra e Real Madridit më 1 korrik do të përfundoj marrëveshjen me një ndër sponsoret kryesor të saj, Audi, e cila ishte sponsor që nga viti 2003, transmeton Gazeta Metro.


Pas dështimit për arritjen e një marrëveshjeje ekonomike në negociatat e zhvilluara nga drejtuesit madrilen dhe markës gjermane në fund të vitit të kaluar, kontrata e cila skadon më 30 qershor, nuk do të rinovohet nga të dyja palët.

Megjithatë, sipas të përditshmes spanjolle, Marca, kampionët e Europës nuk do të kenë një sponsor më pak si pasojë e largimit të Audi. Sipas tyre, klubi madrilen ka rënë dakord me BMW, i cili do të shërbejë si një nga sponsorët kryesor të skuadrës.

BMW do të jetë përgjegjëse gjithashtu edhe për sigurimin e makinave për lojtarët e ekipit të parë, ndërsa gjithçka do të zyrtarizohet javën e ardhshme nga ‘Los Blancos’.

Me bazë në Mynih BMW ka gjithashtu në pronësi edhe Mini Cooper dhe Rolls-Royse dhe është shitësi kryesor në Europë i makinave të nivelit të lartë, përpara Audi, Lexus dhe Mercedes. Ajo është edhe sponsor i skuadrës italiane, Milan, dhe i ka furnizuar me makina futbollistët e tyre që nga viti i kaluar, kur marka gjermane vendosi të hyjë në botën e futbolllit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë