Loading…

Reali e do me çdo kusht Bellinghamin, zbulohet oferta

  • 30/03/2023 | 17:49

Reali e do me çdo kusht Bellinghamin, zbulohet oferta

100 milionë euro. Ky është pragu të cilin nuk e ka ndërmend ta kalojë Real Madridi për të arritur deri tek Jude Bellingham.


Talenti anglez i Borussia Dortmundit është bërë objektiv i rëndësishëm i “Los Blancos”, ndërsa lojtarin e duan edhe Liverpooli e Manchester City, të cilët mund ta vendosin në pjatë një ofertë edhe më të lartë dhe një rrogë më të lartë për futbollistin.

E për ta bindur lojtarin që ta pranojë këtë propozim, siç raporton mediumi spanjoll “AS”, “Los Blancos” janë të gatshëm ta kërkojnë një ndihmë nga legjenda e tyre Zinedine Zidane, përcjell “Gazeta Express”.

Përse? Shpjegimi është i thjeshtë: Florentino Perez e di se Zizou është idhull i Bellinghamit dhe shpreson që një thirrje e tij mund të jetë e dobishme për ta zhbllokuar këtë rast.

Më të fundit
...

  • 02/06/2023 | 04:01
...

  • 02/06/2023 | 04:00
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë