Loading…

Reali interesohet për Lukakun: Gjiganti spanjoll ofron yllin e skuadrës plus para

  • 25/11/2020 | 11:53

Reali interesohet për Lukakun: Gjiganti spanjoll ofron yllin e skuadrës plus para

Real Madridi është duke konsideruar transferimin në formë shkëmbimi të sulmuesit së Interit, Romelu Lukaku.


Belgu më herët nuk gjeti formën të Manchester Unitedi, por është kthyer në yll botëror nën urdhrat e Antonio Conte duke realizuar 43 gola në 60 paraqitje në të gjitha garat.

Sipas Don Balon, Lukaku është në ‘radarin’ e Real Madridit, meqenëse shihet si partneri adekuat për Kylian Mbappen, që vazhdon të mbetet prioritet për verën e ardhshme.

Reali duhet me patjetër ta përmirësojë sulmin, meqenëse Eden Hazard është larg formës që pritej, kurse Karim Benzema pavarësisht formës së duhur edicionin e ardhshëm do jetë 33-vjeçar.

Thuhet se për ta bindur Interin ta lejojë Lukakun të largohet, “Los Blancos” do ofrojnë Gareth Bale plus para.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë