Loading…
Reali prezanton ofertën, miliona pa fund dhe një yll për Neymar
  • 20/06/2019 | 11:12

Reali prezanton ofertën, miliona pa fund dhe një yll për Neymar

PSG nuk ia mbyll më dyert largimit të Neymar, pas problemeve të fundit të tij, ku përfshihen edhe akuzat për përdhunim, gjë që ka ngjallur vëmendjen e Real Madridit. Kjo mund të jetë me të vërtetë vera, që do ta largojë Neymarin nga Parisi. Të bardhët janë gati të bëjnë “luftë” me Barcelonën për të marrë më në fund yllin brazilian.


Duke u shëruar nga dëmtimi në kyçin e këmbës, që e detyroi atë të humbasë “Copa America”, Neymar po përgatitet të jetë njeriu, që mund t’i “vërë zjarrin” merkatos së kësaj vere. Sipas “Mundo Deportivo”, Real Madridi ka paraqitur një ofertë prej 130 milionë euro, plus Gareth Bale ose James Rodriguez, për të bindur PSG që ta lejojë “O’Ney” të largohet nga Franca pas vetëm dy sezonesh aty.

Florentino Perez e ka konsideruar Neymarin për një kohë të gjatë objektivin kryesor të merkatos, me besimin se ai mund ta ndryshojë Real Madridin, sidomos pas largimit të Cristiano Ronaldos, verën e kaluar. Prandaj, do të ishte gati të bënte gjithçka, për ta vënë brazilianin nën kontratë.

Nëse 130 milionë euro duken qartësisht pak para 222 milionëve të shpenzuara nga PSG dy vite më pare, për ta marrë lojtarin nga Barcelona, përfshirja në negociata e njërit mes Bale dhe James Rodriguez mund të përfundojë me “tym të bardhë”, duke i bindur francezët. Një pengesë mund të përfaqësohet nga Napoli, një klub që, siç u ritheksua dje nga Aurelio De Laurentiis, po punon në këto orë për ta marrë James Rodriguez në Itali.

Duke folur për shifrat e marrëveshjes së mundshme me Neymar, Real Madridi do të ishte gati t’i ofrojë lojtarit një kontratë prej 30 milionë eurosh në sezon, pak më pak se merr aktualisht te PSG.

Më të fundit
...
  • 18/07/2019 | 23:39
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë