Loading…

Rebelët Jemenas sulmuan Arabinë Saudite: Dronet goditën rafinerinë e naftës më të madhe të botës

  • 14/09/2019 | 11:49

Rebelët Jemenas sulmuan Arabinë Saudite: Dronet goditën rafinerinë e naftës më të madhe të botës

Rebelët Houthi, që mbështeten nga Irani, morën përgjegjësinë për sulmin e sotëm me dron ndaj rafinerisë së Armaco që shkaktoi një zjarr të madh në njërin prej impianteve kryesore të energjisë botërore, transmeton Gazeta Metro.


Nuk është e qartë nëse ka viktima nga ky sulm në Buqyaq dhe fushat e nxjerrjes së naftës, apo se çfarë efekti mund të ketë në kapacitetin e prodhimit të Mbretërisë së Arabisë Saudite. Ky sulm është e sigurt se do të përkeqësoj më tej në gjirin Persik në mes të konfrontimit të SHBA’ve dhe Iranit.

Rebelët Houthi mbështeten nga Irani në konfliktin shumëvjeçar në luftën civile në Jemen, ku Arabia Saudite mbështetë qeverinë e Jemenit.

Ky është sulmi i tretë rafinerive dhe tubacionit të prodhimit të naftës nga rebelët Houthi në Arabinë Saudite.

Ministria e Brendshme e Mbretërisë Saudite në njoftimin e tyre të transmetuar nga Agjencia e lajmeve shtetërore Saudi Press Agency. Ata njoftuan se një hetim tanimë ka nisur.

Zëdhënësi i kryengritësve Houthi, Yahia sarie, në një prononcim të shkurtër tha se rebelët kanë lansuar 10 sulme me dron në një sulm të koordinuar në pika. Ai barti kërcënimin se sulmet do të vazhdonin dhe do të përkeqësoheshin nëse lufta vazhdon. Ai tha: E vetmja mundësi mbetet që qeveria Saudite të ndërpres sulmet ndaj nesh./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë