Loading…

Reçaku në përkujtim të bijëve të humbur (Foto)

  • 14/01/2017 | 08:53

Reçaku në përkujtim të bijëve të humbur (Foto)

Familjet e Reçakut, sidomos ato që i kanë djemtë e vrarë, po përballen jo vetëm me dhimbjen, por edhe me gjendjen e rëndë ekonomike. Në familjen e Imer Imerit, plakut që serbët ia vranë djalin para syve, askush nuk punon. Madje ai thotë se edhe pensionin e pleqërisë ia kanë ndalur dhe tani i merr vetëm ato për djalin e vrarë prej 170 eurosh. Pavarësisht kësaj, Reçaku mban gjallë frymën e lirisë.


Bora ka mbuluar çdo gjë, rrugët, kulmet e shtëpive, kurse kodrat i ka bërë njësh nga bardhësia. Por në Reçak gjurmët e një prej masakrave më të mëdha ndaj shqiptarëve nga forcat serbe mbeten të freskëta nëse jo tek institucionet, por tek ata që përjetuan këtë tragjedi. 45 varret e të vrarëve nga forcat serbe, 17 vjet më parë, kanë “nxjerrë kokën” mbi borë. Reçakasit herë të mbledhur tek njëri-tjetri e duke pritur dhe mysafirë në shtëpitë e tyre po rikujtojnë me dhimbje ditën e 15 janarit të vitit 1999, kur forcat ushtarake e paraushtarake serbe vranë dhe masakruan djemtë dhe burrat e fshatit, mes të cilëve edhe një grua.

Image

Imer Imeri, 83-vjeçar, rrëfen për ditën kur serbët para syve të tij ia vranë djalin 24-vjeçar, Hakipin. Ai tregon fotografinë e djalit teksa e shikon me dhimbje dhe dashuri, duke folur sesi i biri kishte ëndrra për jetën, por ia prenë në gjysmë duke e vrarë në moshën më të mirë.

Edhe në trupin e tij ka gjurmë të maltretimit nga serbët. Ata e kishin qëlluar sidomos pas kokës. Një gungë e madhe në kokë i ka mbetur prej atëherë që e kanë qëlluar. Si i mbijetuar i masakrës dhe dëshmitar i krimit ai thotë se serbët hynë nëpër shtëpi dhe nxorën nga shtëpitë djemtë dhe burrat.Image

“Kemi qenë në shtëpi, më morën mua, djalin dhe 24 të tjerë dhe bashkë me burra e djem të tjerë të fshatit na dërguan përpjetë në kodër, kurse armët na i vunë pas shpine”, thotë derisa rrëfen sesi deri tek ekzekutimi i tyre serbët qeshnin dhe i shanin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë