Loading…

Receta më e mirë për supën me kos

  • 09/03/2017 | 20:36

Receta më e mirë për supën me kos

Ndoshta keni provuar ta përgatisni shpesh supën me kos. Kjo është receta e vetme që vjen nga arkiva e gjysheve, prej të cilët duhet të mësojmë të gjitha.

Përbërësit:
1 filxhan çaji oriz
2 filxhanë kos
1 qepë të vogël
3 fletë nenexhiku (mente)
1 lugë gjelle salcë domate
Kripë
Piper të zi

 Përgatitja:
Merrni 1 filxhan çaji me oriz dhe hidheni në tenxhere. Mbulojeni me ujë të ftohtë, deri në sipërfaqen e orizit. Lëreni të ziejë sa të pijë ujin. Në një tas hidhni 2 gota me kos dhe rrihini bashkë me pak ujë. Hidheni tek orizi i zierë, sa të marrë një valë dhe hiqeni nga zjarri.
Në një tigan skuqni një qepë të vogël, sa të marrë ngjyrën karakteristike, transmeton shije.al. Hidhni një lugë salcë domate, pak ujë të ngrohtë, gjethet e nenexhikut, kripë, piper të zi, lëreni të marrë pak valë dhe hidheni tek supa. Lëreni sa të valojë pak.
Sipas dëshirës, hidhni edhe lëng limoni.
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë