Loading…
Receta: Mish i bluar me spinaq
  • 16/03/2019 | 08:21

Receta: Mish i bluar me spinaq

Shijoni një pjatë shumë aromatike dhe oreksndjellëse.


Përbërësit:

– 1 presh,
– 300 g mish të bluar,
– 3 g spinaq,
– 1 spec i gjelbër,
– 1 domate,
– 2 vezë,
– 200 g ajkë të thartë,
– 100 ml qumësht,
– vaj,
– kripë,
– 4 thelpinj hudhre

Përgatitja:

Në vaj fërgoni preshin e grirë, shtoni specin e grirë, shtoni mishin e bluar dhe fërgojeni mirë.

Shtoni spinaqin e grirë dhe marinoni mirë, shtoni domaten e grirë me hudhrën e grirë.

Kur të fërgohet mirë hiqni nga zjarri dhe lini të ftohen.

Ndizeni furrën në 250 gradë Celsius.

Vezët tundni, shtoni ajkën, qumështin tundeni dhe shtojeni në mishin e fërguar. Sipër mund të qitni pak kaçkavall të grirë në rende.

Piqeni rreth 35 – 40 minuta./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 18/03/2019 | 23:56
...
  • 18/03/2019 | 23:48
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë