Loading…

Receta për një ëmbëlsirë të shijshme dhe të shpejtë

  • 30/11/2022 | 08:04

Receta për një ëmbëlsirë të shijshme dhe të shpejtë

Dëshironi të gatuani një ëmbëlsirë të shijshme dhe të shpejtë? Ja receta


Për pandispanjën: 4 vezë,1 gotë e ujit sheqer,2 lugë të supës qumësht,1 lugë të supës vaj,1,5 gotë e ujit miell,Gjysmë gote e çajit kakao,1 pecivë (pluhur për pjekurina).

Përsipër: 2 gota të ujit qumësht.

Për kremin: 2 krem pana (shllaga),2 gota të çajit qumësht.Për glazurë:200 gr. çokollatë,2 lugë të supës qumësht,2 lugë të supës vaj.

Përgatitja:

Së pari në një enë të thellë hedhim vezët me sheqerin dhe i rrahim deri sa masa të dyfishohet mandej ja shtojm qumështin, vajin, miellin, pecivën, kakaon dhe i përziejm ngadalë deri sa masa të bëhet homogjene.
E hedhim në tepsi të lyer me vaj dhe pjekim në 170 gradë celsius.
Kur e largojmë pandispanjën nga furra e shpojmë me kruarse dhëmbësh dhe ja hedhim 2 gota të ujit qumësht të ftohtë.
E lëmë që të ftohet dhe pasi të ftohet plotësisht ja hedhim kremin (shllagun me qumësht të ftohtë e rrahim me mikser për disa minuta).
Dhe për glazurë ja hedhim çokollatën të cilën e kemi shkrirë në banjomari (mbi avull).

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë