Loading…

Recetë: Bizele me shpatull pule

  • 03/06/2020 | 09:54

Recetë: Bizele me shpatull pule

Një drekë e shijshme për të gjithë familjen që nuk merr shumë kohë.


Përbërësit:

300 gr shpatulla pule

2 qeska bizele të ngrira

1 domate

kripë dhe piper i zi

2 karrota

1 qepë

Domaten e qëruar vendoseni në blender bashkë me karrotat e qëruara dhe qepën. Bluajini imët. Në një tenxhere mesatare vendoseni mishin e shpatullës pa kocka e të prerë në kubikë të vegjël. Hidhjani pak vaj e ujë dhe kaurdiseni në zjarr mesatar. Kur të nis të marrë valë, tek kjo masë shtoni masën e bluar në blender. Kriposeni e piperoseni. Lë të kaurdisen të gjitha bashkë për një kohë. Pastaj shtoni bizelen e ngrirë, shtoni edhe pak dhe vazhdojeni zierjen derisa gjella të fitojë trashësinë e dëshiruar.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë