Loading…

Recetë: Bukë për mëngjes dhe mish pule me speca dhe patate

  • 03/12/2019 | 11:40

Recetë: Bukë për mëngjes dhe mish pule me speca dhe patate

Sot ia sjellim një recetë të shijshëm, që përbëhet nga mish pule me speca dhe patate, transmeton Gazeta Metro. 


Mish pule me speca dhe patate

Përbërësit:

1 kg mish pule

2 qepë mesatare

3 thelpinj hudhra

3 speca me ngjyrë miks

1 kuti domate

4 patate mesatare

1 lugë çaji piper të kuq

2 gjethe dafine

500 ml lëng pule

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Në një tenxhere me 3 lugë gjelle vaj të nxehtë shtojmë copat e mishit të pulës dhe i skuqim ato nga të gjitha anët. Më pas e largojmë mishin e pulës dhe e spërkasim me kripë.

Në po atë yndyrë kavardisim qepën, hudhrën e copëtuar për 3 minuta, duke i trazuar herë pas here.

Shtojmë specat të prerë në kubikë të vegjël, i kavardisim mirë për 1 minutë, shtojmë domatet, patatet e prera në feta, piperin e kuq, gjethet e dafinës, vendosim copat e mishit përsëri në tenxhere përsëri në tenxhere, shtojmë lëngun e pulës dhe i lëmë të ziejnë për 30-40 minuta në temperaturë mesatare, pastaj gjella është gati për servirje./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë