Loading…

Recetë e shijshme: Fileto viçi në tavë me domate

  • 06/06/2020 | 16:51

Recetë e shijshme: Fileto viçi në tavë me domate

Një mënyrë e shijshme për të përgatitur fileto viçi në tavë me domate. Për të përgatitur këtë recetë nevojitet pjesa e shpinës së kafshës e cila është tul dhe shumë e butë.


Përbërësit:
300 gr fileto viçi
2 kokrra qepë
2 kokrra domate
1 filxhan pure domate
2 thelpinj hudhër
gjethe dafine
vaj ulliri
kripë
piper

Përgatitja:
Nëse filetot e viçit nuk i kemi të prera, mund të vendosim pjesën e tulit pak në frigorifer të mpikset dhe më pas e presim mishin.
Pasi presim filetot i hapim në tavolinën e punës dhe i rrahim lehtë me çekiç druri, iu hedhim
pak kripë e pak piper sipër.
Fileton e skuqim në një tigan me vaj të ngrohur jo të nxehur. Në zjarr të ngadalshëm, filetos
do ti japim skuqje sa të zverdhet. Më pas i heqim nga tigani dhe i vendosim në një tavë të lyer
me pak vaj ulliri.
Sipër çdo filetoje do të hedhim nga 1 lugë pure domate, domate të grirë, qepë të prerë,
hudhër, gjethe dafine nëse dëshirojmë dhe 1 filxhan ujë.
Tavën e futim në furrë të para ngrohur në 220 °C për 15-20 minuta.
Fileto viçi në tavë me domate është gati. E shërbejmë nëpër pjata të shoqëruar më salcën e
krijuar.
Kjo fileto viçi, shoqërohet me perime të pjekura ose të ziera.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë