Loading…

Recetë: Ëmbëlsirë e shijshme dhe e shëndetshme

  • 14/01/2022 | 14:51

Recetë: Ëmbëlsirë e shijshme dhe e shëndetshme

Jeni adhurues i ëmbëlsirave por keni frik nga sheqernat dhe kilogramët e tepërta, atëherë duhet ta provoni këtë recetë, transmeton Gazeta Metro.


Përbërësit e nevojshëm:

2 dardha

4 lugë boronicë

1/4 gotë bajame të grira

2 lugë mjaltë

një majë kanellë për secilën gjysmë të dardhës

arrëmyshk (opsionale)

Mënyra e përgatitjes:

Ngroheni furrën në 180 gradë. Pritini dardhat në gjysmë dhe gdhendni thelbin.

I vendosim në një enë pjekjeje të shtruar me letër. Nëse fundi i dardhës është më i madh, presim pak nga fundi në mënyrë që dardha të jetë e sheshtë dhe të mos mbarojë mbushja pjekje. Në secilën gjysmë vendosni boronicat, bajamet, erëzat dhe në fund i shtoni dardhave mjaltë. I pjekim për rreth 25 minuta dhe i shërbejmë dardhat të ngrohta. Pas sipas dëshirës mund të shtoni një lugë akullore vanilje, bajame ose çokollatë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë