Loading…

Recetë: Ëmbëlsirë pa miell

  • 23/05/2020 | 16:12

Recetë: Ëmbëlsirë pa miell

Në këtë kohë feste, ëmbëlsirat padyshim se zënë një vend të rëndësishëm në kuzhinën tonë, andaj ëmbëlsira e radhës që rekomandohet nga ana jonë është pa përbërje të miellit.


Përbërësit:

500 gram çokollatë për zierje
1/2 e gotës buter
6 të verdhë vezësh
1/2 e gotës sheqer
1/2 e gotës krem pana
1 lugë gjelle sheqer vanilje
6 të bardhë vezësh
për lyerje:

500 gram çokollatë për zierje
3/4 e gotës krem pana
1 lugë gjelle mjaltë
Përgatitja:

Nxeni paraprakisht furrën në 200 gradë.

Në një enë në avull shkrini çokollatën dhe buterin, pasi të shkrihen largoni me një anë. Pasi të ftohen pak, shtoni të verdhët e vezëve, sheqerin, sheqer vaniljen dhe kremin pana. Përzieni mirë.

Në një enë të thellë, rrahni me mikser të bardhët e vezëve. Shtoni pastaj tek ena me çokollatë, dhe përzieni me kujdes me anë të lugës.

Masën derdheni në tavë të lyer me kakao. Piqeni për dyzet minuta.

Përderisa ëmbelsira të piqet, përgatisni kremin për lyerje. Në një tenxhere të vogël derdhni kremin pana, shtoni çokollatën. Pasi të shkrihet, largojeni nga nxehtësia dhe shtoni mjaltën. Me këtë krem, lyeni ëmbëlsirën.

Zbukurojeni me gjethe rozmarine dhe me qershi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë