Kjo recetë e thjeshtë është shumë e shijshme për drekën tuaj, përgatitet lehtë dhe është mjaft e shëndetshme, transmeton Gazeta Metro.
Në çdo rast, përpiquni të gjeni produktet më të freskëta sepse kjo do t’ju mundësojë të keni një drekë më të shëndetshme.
Përbërësit:
2 gjoks pule pa kocka dhe pa lëkurë
2 luge vaj ulliri
2 thelpinj hudhre, te grira
Lëng nga 1 limon
Kripë dhe piper për shije (opsionale)
Udhëzime:
Gjoksët e pulës i rregullojmë me kripë dhe piper nga të dyja anët.
Ngrohni vajin e ullirit në një tigan që nuk ngjit mbi nxehtësinë mesatare-të lartë.
Shtoni hudhrën e grirë në vajin e nxehtë dhe skuqeni për rreth 30 sekonda derisa të marrë aromë.
Vendosni gjokset e pulës në tigan dhe gatuajeni për rreth 4-5 minuta nga njëra anë, ose derisa të jenë gatuar dhe të marrin ngjyrë kafe të artë.
Shtrydhni lëngun e 1 limoni mbi gjokset e pulës gjatë minutës së fundit të gatimit, duke lejuar që shijet të përzihen, siç raporton Thekitchn.
Hiqni gjokset e pulës nga tigani dhe lërini të pushojnë për disa minuta.
Shërbejeni pulën me hudhër me limon me zgjedhjen tuaj, ju mund t’i shtoni perime të ziera në avull, oriz ose sallatë.
Koha e gatimit mund të ndryshojë në varësi të trashësisë së gjoksit të pulës. Sigurohuni që pula të jetë gatuar mirë duke kontrolluar temperaturën e brendshme, e cila duhet të arrijë 75°C./gazetametro.net