Loading…

Recetë: Gjoks pule me verë të bardhë, preferohet për ditët e verës

  • 14/08/2019 | 15:12

Recetë: Gjoks pule me verë të bardhë, preferohet për ditët e verës

Pula është gjithmonë një zgjedhje e mirë për drekën gjatë ditëve të verës, dhe kjo recetë hyn në ato recetat e lehta, transmeton Gazeta Metro.


Përbërësit e nevojshëm:

50g miell

gjysmë lugë gjelle kripë dhe piper

50g gjalpë

75ml verë e bardhë

1 lugë lëng limoni ose portokalli

4 copë gjoks pule (rreth 600g)

majdanoz i freskët

Mënyra e përgatitjes:

Përzieni miellin me kripë dhe piper. Preni secilën pjesë të gjoksit të pulës dhe bëjeni fileto. Ju gjithashtu mund ta lini ashtu si është kompletë nëse preferoni copa më të mëdha.

Vendoseni mishin e pulës në miell dhe vendoseni mënjanë.

Hidhni gjalpin në një tigan, pastaj vendosni fileto e pulës që të skuqet mirë nga të gjitha anët. Shtoni verën e bardhë, pastaj lëreni për pak kohë që të ziejë. Pastaj uleni temperaturën dhe lëreni të ziejnë edhe për rreth 15 minuta.

Para de ta hiqni nga zjarri shtoni pak lëng limoni ose portokalli dhe lëreni edhe për pak minuta.

Pas kësaj pjata është e gatshme për tu shërbyer, shkon në mënyrë perfekte me sallatë mikse dhe një gotë verë të bardhë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë